Detyrim për biznesin! Etiketat e ushqimeve duhet të përfshijnë patjetër këto kritere

Saturday, 21 July 2018 12:37

Operatorët e Biznesit Ushqimor do të jenë të detyruar që në etiketën e mallrave të kenë të përfshirë, vlerat ushqimore dhe alergentët që përmban produkti.

Vendimi i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë e vë si detyrim këtë veprim dhe duke filluar që nga ky vit dhe në vazhdim, subjektit i duhet të plotësojë patjetër këto kushte.

Ndërsa nga viti 2019, qeveria do të ndalojë në mënyrë kategorike mos deklarimin e origjinës së lëndës së parë, duke shmangur kështu të gjitha përpjekjet për abuzime dhe duke garantuar një sistem të mirëfilltë dhe të konsoliduar te gjurmueshmërisë, e cila është hallka e parë e zinxhirit për sigurinë e produkteve ushqimore.

Vendimi i Këshillit të Ministrave  ka si qëllimi i tij është që konsumatori shqiptar të informohet dhe të zotëroje besim në tregun ushqimor veçanërisht përsa i përket karakteristikave të ushqimit, efekteve dhe vetive të tij. Deri më sot, paraqitja e vlerave ushqimore nga OBU-të ishte fakultative, ndërsa me vendimin e ri këto operatorë detyrohen t’i paraqesin ato në etiketat e notifikuara të produktit.

Raportit të Komisionit për Shqipërinë dhe Strategjinë e Zgjerimit në BE, bazuar në (Vëzhgime dhe Rekomandime), bën me doje se sektorit i vihej detyrë përmirësimi i  legjislacionin përkatës, për ta përafruar atë me legjislacionin më të fundit të BE-së në lidhje me informimin e konsumatorit, gjë që ky vendim i hap rrugë plotësimit të këtij rekomandimi.

Produktet që aktualisht janë në treg dhe që preken nga ndryshimet e VKM-së në fjalë, do të vazhdojnë të shiten me etiketat aktuale të miratuara, por jo më shumë se një vit nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, shkruan Scan.

Ky vendim i qeverisë synon mbrojtjen e konsumatorit duke u ofruar atyre një informacion më të detajuar për përmbajtjen e produktit, pasi sektori i sigurisë ushqimore është nga sektorët më delikatë, nisur dhe nga natyra, e cila ka një ndikim të drejtpërdrejt në jetën e konsumatorit, ndaj dhe vëmendja dhe masat e marra nga qeveria janë shumë më drastike sesa në sektorët e tjerë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...