Stilistit të famshëm shqiptar i djegin makinën, “kërcënimi” i dytë (foto)

Saturday, 21 July 2018 14:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit më saktësisht pas orës 03.00 në qytetin e Shkupit ku persona të paidentifikuar i kanë djegur automjetin stilistit të njohur shqiptarë, Armend Ramadani.

Ishin fqinjët ata që e lajmëruan Ramadanin mbi djegien e veturës të tipit Opel Jeep Antara e cila nga fotot të cilat i kemi siguruar është në gjendje të papërdorshme sepse është djegur e tëra.

Edhe pse të lënduar në këtë rast nuk ka, dëmi material shkon në një vlerë të madhe. Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që persona të panjohur tentojnë të dëmtojnë Ramadanin pasi dy muaj më parë po ashtu persona ende të paidentifikuar kanë tentuar që t'i djegin dyqanin e tij.

Ndonëse policia është duke bërë hetimet mbi këtë rast, vet stilisti i njohur kërkon nga autoritetet kompetente të zbardhin rastin sepse nuk dihet se çfarë mund të ndodhë herën e tretë pas dyqanit dhe veturës.

"Ne jemi artistë e jemi punëtorë në shërbim të qytetarëve, shtetit i paguajmë tatimet dhe andaj kërkoj që të zbardhet rasti sa më shpejtë", ka deklaruar Ramadani për Zhurnal.mk

stilisti

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...