×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bum hidrocentralesh në Shqipëri, ja shtetet që po përfitojnë importimi i turbinave

Saturday, 21 July 2018 17:03

Nëse dikur për ndërtimin e hidrocentraleve furnizuesit kryesorë të makinerive ishin Franca, Bashkimi Sovjetik apo më vonë Kina, sot të tjera shtete po përfitojnë nga bumi i ndërtimeve të hidrocentraleve në Shqipëri.

Vitin e kaluar, vetëm importet e turbinave kapën vlerën e 11.5 milionë eurove, ku pjesa më e madhe prej tyre vjen nga vende të Bashkimit Europian.

Furnizuesit kryesorë ishin Austria me 4.8 milionë euro në vlerë turbinash të importuara, Turqia me 3.2 milionë euro dhe Italia me 2.3 milionë euro. Vendet e tjera të origjinës regjistruar një total prej 1.1 milionë eurosh.

trbn

Importi i turbinave, viti 2017

Gjeografia e turbinave megjithatë është në ndryshim të vazhdueshëm, në varësi të investitorëve të hidrocentraleve dhe madhësisë së projekteve. Në vitin 2016, furnizuesi kryesor ishte Italia me 7 milionë euro nga 13.2 milionë euro importe në total.

Ndërsa deri më tani për vitin 2018, Turqia qëndron në krye të listës së importeve për periudhën Janar-Maj 2018 me 1.3 milionë euro, ndjekur nga Spanja dhe Sllovenia.

Vendet si Italia, Sllovenia dhe Bullgaria janë partnere të rëndësishëm në fushën e energjisë edhe për shkak të afërsisë gjeografike, diçka që ul ndjeshëm kostot e importit. Këto vende zënë një pjesë të madhe të importeve edhe në panele diellore.

Modifikuar më Saturday, 21 July 2018 17:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...