×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Blogu amerikan: 7 aventurat që duhet ti provoni patjetër në Shqipëri

Saturday, 21 July 2018 17:50

Heywedidthat.com një faqe e dedikuar udhëtimeve dhe eksperiencave aventureske i ka dedikuar një artikull të shkurtër Shqipërisë. I fokusuar tek ana e virgjër dhe e paeksploruar ende e natyrës sonë.

Ne kemi kaluar një muaj të tërë në Shqipëri për të vizituar vendin dhe për të ndihmuar sipërmarrësit e rinj në mbrojtjen e ekosistemit. Në atë kohë gjetëm një vend të bukur dhe të larmishëm me një të kaluar historike. Për 40 vjet, Shqipëria konsiderohej si Koreja e Veriut e Evropëspër shkak të rregjimit diktatorial. Sot, është një vend me kaq shumë për të ofruar për ata që kërkojnë anën e fshehur, të panjohur dhe të egër të planetit Tokë. Këtu janë 7 gjëra për të parë dhe bërë që udhëtimi juaj të kthehet në një aventurë:           

1. Vizitoni bregun jugor. Vozitni me makinë pranë qytetit të Vlorës rreth maleve në rrugën bregdetare. Atje fillon xhiroja e vërtetë. Do të endesh rreth ndërtesave të braktisura, rrënojave të bunkerëve dhe bregdetit të bukur.

2. Rafting në kanionet e Osumit. Një botë ujore gati e paprekur ju pret. Një orë ose më shumë udhëtim jashtë Beratit (bonus: bëni një vizitë në kështjellën e fshehur në qytet) ju sjell në një nga udhëtimet më të bukura të rafting që kemi përjetuar.

3. Banjë në ujërat termale të Benjës pranë Përmetit. Ju mund të kombinoni këtë me udhëtimin tuaj për Rafting dhe të qëndroni gjatë natës në Përmet pas ose para Beratit për të provuar ujërat termale. Uji nuk është aq i nxehtë, por mineralet kanë veti shëruese dhe freskuese në një ditë të nxehtë.

4. Eksploroni "fjordët" shqiptar në veri. Shkoni drejt Shkodrës nga Tirana dhe pastaj shkoni drejt maleve dhe tragetit në Liqenin e Komanit. Atje mund të rezervoni një udhëtim ditor ose një udhëtim me traget deri në pikën më të thellë të Fierzës. Ju mund ta merrni makinën tuaj në disa nga tragetet.

ggh

5. Ecni Kepin e Rodonit deri sa të arrini tek kështjella të shihni perëndimin e diellit. Ka një kështjellë të vogël në gadishull, si dhe plazhe të fshehura rreth e qark.

6. Numëroni bunkerët kur shëtisni vendin me makinë. Vlerësohet të ketë rreth 200,000 bunkerë në vend. Askush nuk e di sa është numri i saktë, por diktatori komunist i ndërtoi ato si parandaluese për një pushtim që kurrë nuk ka ndodhur.

7. Udhëtoni në rrugë të paasfaltuar. Ka shumë rrugë që deri në një pikë janë të shtruara, pastaj në gjysmën tjetër kthehen në baltë dhe gurë. Rruga më e shkurtër nuk është gjithmonë më e shpejta, por nëse keni kohë, shkoni drejt rrugës së përsosur dhe gjeni diçka të harruar nga koha.

Përktheu dhe përshtati 55news.al

ger

hhh

 

 

Modifikuar më Saturday, 21 July 2018 18:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...