×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shifër alarmante/ 12 milionë vdekje në vit shkaktohen nga ndotja

Saturday, 21 July 2018 18:45

Në ditën botërore të trurit, autoritetet shëndetësore ngrenë shqetësimin se 12 mln persona humbin jetën çdo vit në botë nga sëmundjet që i atribuohen ndotjes së ajrit. Sëmundjet më të shpeshta janë: ishemia cerebrale, sëmundjet kardiake dhe tumore të mushkërive. Ndotja e ajrit, më të cilën përballen qytetet industriale dhe ato në zhvillim është një rrezik për një sërë sëmundjesh për banorët.

Në Shqipëri, problematikat e ndotjes së ajrit të konstatuara në raportet e mëparshme është Tirana, Elbasani dhe Fieri, ndërkohë që ISHP raporton referuar statistikave ndërkombëtare se vdekshmëria nga sëmundjet që i atribuohen ajrit të ndotur është 12 milionë vdekje çdo vit, në mbarë botën.

Këto vdekje shkaktohen nga sëmundjet e zemrës si infarkti i miokardit apo insufiçenca kardiake kongjestive, shkaqet neurologjike si ishemia cerebrale, sëmundjet e mushkërive dhe kanceri.

Përveç ishemisë cerebrale, ndikimi i ajrit të ndotur në tru përbën një shqetësim gjithnjë në rritje. Krahas ajrit të ndotur në ambientet e punës (ekspozimi i personelit shëndetësor ndaj kimioterapisë)është rritur shqetësimi ndaj ajrit të ndotur edhe në natyrë (kontaminimi biologjik i sipërfaqeve ujore në botë).

Cilët janë ndotësit e ajrit?

Disa gazra, si dioksidi i karbonit dhe metani, që emetohen në mënyrë të natyrshme nga shpërbërja e plehrave organike. Shumica e përbërësve të ndotjes së ajrit krijohen nga njeriu.

Burimi kryesor i ndotjes ndodh si pasojë e përdorimit të gjerë të hidrokarbureve për prodhimin e energjisë për industrinë, transportin, kontrollin e temperaturave atmosferike (ngrohje dhe ftohje).

Aktivitete të tjera, të tilla si puna në agrokulturë, mbarështimi i gjësë së gjallë dhe shkatërrimi i pyjeve.

Studimi i fundit mbi Barrën e Sëmundjeve në Botë pasqyron një hulumtim për 188 vende ku vërtetohet se ajri i ndotur ndikon në 30 % të shkaqeve së ishemisë cerebrale.

Kjo sëmundje  renditet e dyta në shkaktarët e vdekjeve të personave mbi 60 vjeç, është një nga shkaqet kryesore të shtrimeve në spital dhe një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes së demencës. /oraneës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...