Disekuilibri biologjik i bimëve mjekësore në Alpe nga faktori njeri-natyrë

Diel, 22 July 2018 08:33

Nga Dr. Zef Mulaj

Duke shikuar grafikun me tabelat llogaritese,qe jane bere per ndryshimet biologjike, siç i kam quajtur disekuilibrat biologjike te bimeve ne Alpet e shqiptare per faktorin njeri dhe natyre, del se eshte i ndryshem sipas ketyre faktoreve. Por ne mjaft raste perben edhe nje alarem te madh per disekuilibrin, qe po krijohet dhe ky eshte shume me i madh nga faktori njeri, i cili perben ndotjet, qe ai i sjelll ne kete disekuiliber dhe grumbullimi i bimeve mjekesore pa plane te kontrolluara teknikisht.
Kjo gje po çon deri ne zhdukjen e shume bimeve ne pergjithsi dhe ky eshte tashme nje problem, qe ka dale perballe Evropes me vite te tera dhe kohet e fundit ky alarem pasohet ne vendet e Ballkanit, ku po çojne ne zhdukjen e shume bimeve. Prandaj kjo shtron detyren para shoqerise dhe ligjeve te shteteve te ndryshme qe te disiplinojne vendet per menyren e grumbullimit te bimeve. Psh. ne Shqiperi po demtohen rende bime te tilla, si boronica, xherokulli, blini, luleshtrydhja, kamomili, trumza e shume te tjera.
Ne faktorin njeri bejne pjese dhe ndotjet e ndryshme, qe vine qe nga djegjet spontane e ndotjet tjera, qe po çojne ne nje disekuliber te rende jo vetem te bimesise ne teresi, por dhe po prishin ekuilibrin e natyres. Nje nga ndotjet jane ato kimike, mbeturinat, pasi dekompozimi i tyre nuk behet ne kushtet teknike dhe shume te tjera, si djegjet e karburanteve, qe eshte nje nga ndotjet me te rrezikshme, pas atyre te pesticideve. Kohet e fundit u jane shtuar dhe radiacionet elektromanjetike e atomike (keto te fundit ne Alpet tona jane me te pakta). Pastaj vijne ndotjet natyrore, si ndyshimet klimatike dhe kafshet ne teresi, ku nje pjese krijon demtime massive.
Po te shohim grafikun, kemi perqindjet e ketyre faktoreve, qe veprojne ne kete diskuiliber, i cili sjell ne qenjen tone nje disekuiliber biologjik e fiziologjik dhe qe reflektohet ne pergjigjet e thella te organizmave te gjalla, si ne nivelin imunitar. Me ndryshimin e tij, krijohen edhe gjenetikisht formacione te reja ne celulen e organizmit, gje qe kerkon nje pergjigje te re, per te cilen shume organizma mund te jene ne gjendje t’i pergjigjen mbrojtjes nga keto disekuilibra e dikush nuk eshte ne gjendje t’i pergjigjet ndryshimit.
Nga vezhgimet e herepashershme, qe nga viti 1988, verehet se disekuilibrat nuk jane shume te theksuara ne aspektin e demtimit biologjik nga natyra. Por me i theksuar eshte nga faktori njeri, kugrumbullimi i bimeve po çon ne nje alarem per mundesine e zhdukjes se specieve. Kjo ngjet mbasi nuk ka nje organizim te drejtuar teknik per mbrojtjen e tyre dhe, siç shihet ne grafik, llogaritjet statistikore jane rreth 20% e faktorit njeri, qe eshte procesi i grumbullimit. Ndersa ndotja nga faktori njeri eshte rreth 30%, qe perben rrezikun e dyte ne prishjen e ketij ekulibri biologjik natyror, ku me ndotje faktori njeri eshte shume i gjere. Ky perben nje rrezik te madh ne te ardhmen e jo vetem te bimesise ne natyre, por te biosferes ne pergjithesi. Permendim me te zakonshmet mbeturinat, djegjet e produkteve kimike e tjera.  /DIELLI-SHBA

Modifikuar më Diel, 22 July 2018 08:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...