Gara me makina i merr jetën shqiptarit, plagosen 4 të tjerë

Diel, 22 July 2018 13:50

Sipas raportimeve të mediave italiane një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Viterbos në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar dhe 4 të tjerë po shqiptarë janë plagosur.

Të pestë të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Golf”, i cili ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Raportohet se vdiq në vend drejtuesi i mjetit ndërsa katër pasagjerët mbetën të plagosur. Identitetet e personave të përfshinë në aksident nuk bëhen me dije.

Disa media italiane raportojnë se makina me të cilën lëviznin shqiptarët bëri një manovër për të shmangur një tjetër automjet para se të përplasej me pemën. Ndërsa të tjera media flasin për një garë shpejtësie mes “Golf”-it dhe një tjetër automjeti, ende të paidentifikuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...