Shkarkohen nga vettingu...por i gëzojnë milionat (e paligjshme)

Diel, 22 July 2018 15:44

12 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar nga detyra deri më tani. Për të gjithë këta, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur pasuri të paligjshme, deklarime të rreme, fshehje të milionave, mungesë justifikimi të të ardhurave dhe evazion fiskal.

I vetmi për të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkoi ndjekje penale, duke i dërguar dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme, ishte Besnik Imeraj. Çështja e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese i kaloi për shqyrtim Prokurorisë së Durrësi. Por kjo e fundit e pushoi atë, pasi nuk kishte element të veprës penale.

Drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme pohuan për Vizion Plus se ligji i ndalon të hetojnë gjyqtarë ë prokurorë të shkarkuar. Këtë mund ta bëjë çdo prokuror përmes hetimeve kryesisht ose në rastet kur ka kallëzime nga organet e vetingut.

Në këtë rast, organi qendror i akuzës vetëm administron materialet

Hetime, por jo për fshehje të pasurisë, prokuroria ka nisur mbi ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza. Ai akuzohet se ka fshehur një dënim me burg e gjobë për vjedhje në Itali. Por ashtu Prokuroria e Përgjithshme ka administruar materiale për prokurorin Vate Staka, i cili u rikonfirmua në detyrë.

Verifikimet për këtë çështje i kanë kaluar Sektorit të Inspektimit.

Thënë ndryshe, të gjithë gjyqtarët e prokurorët që u përjashtuan nga sistemi i drejtësisë për shkak të pasurive të vënë na mënyra të dyshimta, do t’i vazhdojnë t’i gëzojnë milionat. Të paktën deri më tani.

Pak ditë më parë, drejtuesi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit Shkëlqim Ganaj, deklaroi se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do ta kalojnë vetingun, për shkak të problemeve me pasurinë. /Vizion+

Login to post comments

Lajmet e fundit

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Politikë

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi të premten se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasi Gjykata e Apelit e mbajti në...

"Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin"/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

Politikë

"Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin"/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

  Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të bashkisë, Erion Veliaj.  "Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin", është kjo thirrja e protestuesve para bashkisë.  Ata shprehen të vendosur...

Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’

Politikë

Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. SPAK ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’ dhe 2 ‘arrest shtëpie’. Po ashtu...