Një i moshuar është gjetur ditën e sotme i vdekur në Fier.
Mësohet se 65-vjeçari inicialet A. M., është gjetur i pajetë mbi shinat e trenit.
Nga njoftimi i policisë, bëhet e ditur se ai mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.
“Më datë 21.07.2018, në fshatin Mbyet, Fier, mbi shinat e trenit te linjës Fier-Ballsh (jashtë funksionit), është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetësi A. M., 65 vjeç.
Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vlerësim.”, thuhet në njoftimin e policisë.