“Të ëmës i kaloi gjuha poshtë kur e pa!”, gjen vdekjen tragjikisht 18-vjeçari

Diel, 22 July 2018 17:39

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Gjirin e Lalëzit.

Sipas raportimeve, një djalë i ri rreth 18 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, ka gjetur vdekjen.

Ai ishte futur për të notuar në det por është nxjerrë në breg nga një djalë, i cili e kishte parë trupin duke lundruar pezull mbi ujë.

Disa burime konfirmojnë se i riu është nxjerrë me puls të dobët në breg, ndërsa ka qenë vonesa e ambulancës dhe mungesa e ndihmës së parë profesionale ajo që e ka bërë të gjejë vdekjen.

 “Aman lajmeroni nje ambulance se u be mbi nje ore qe e kemi marre e spo vjen! Kane gjetur nje person te mbytur ktu ne Gjirin e Lalzit. Nje djale i ri ishte por s’i jepet hall se jam mbledh 100 veta edhe nese nuk eshte mbyt po e mbysin ata…”, shprehet një person për JOQ.

“Sapo ndodhi një mbytje ne Gjirin e Lalezit, as polici as ambulance nuk erdhi. Ka ndenjur nje ore shtri dhe njerëzit përreth u munduan me i dhene ndihme por nuk munden. S’kishte as roje bregdetare asgje! Ishte diku rreth 18 vjec, e nxorën nga bregu me puls shume te dobët dhe vonesa e ambulancës beri te humbte jetën.
Kur erdhi ambulanca kishte vdek. Nje cun e kishte pare duke lundruar ne uje dhe e ksihte kuptuar qe ksihte diçka qe nuk shkonte dhe e kishte lujt, po ai skishte reagu e ne ate moment e kishte nxjerre ne breg.
Une iu afrova dhe ai ishte i nxire shume ne fytyre. I njoftuam 100 here policinë e ambulancën e serdhen, po ca cuna u munduan ta shpetonin po smunden. Nuk dinim çfarë te bënim, nenes i kaloi gjuha poshtë se ai po jepte shpirt e njerëzit kishin frike me e prek. E perjetova shume keq kete situate, turp per unifromat blu dhe shtetin e duan vetëm me na rrjep dhe per ndihme per popullin svijne kurrë!”, ka treguar ai për JOQ.

Modifikuar më Diel, 22 July 2018 18:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...