Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Siç bëhet me dije nga të dhënat e para, një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore. Mësohet se makina ka përplasur të moshuarin teksa ai po kalonte rrugën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.