29-vjeçari u mbyt teksa po shpëtonte motrën që martonte të dielën dhe të fejuarën

Hënë, 23 July 2018 10:22

I riu mbytet në tentativë për të shpëtuar të fejuarën dhe motrën.

29-vjeçari Ervid Palaj nga fshati Shirq i Shkodrës humbi jetën dje në rrethana tragjike në plazhin e Velipojës.

Ngjarja ka ndodhur në Lagunën e Vilunit, ku i riu ndodhej bashkë me të fejuarën dhe motrën për të kaluar disa orë pushime në breg të detit. 

Ndërsa të tre ndodheshin në ujë, trazimi i detit për shkak të baticës ka bërë që dy vajzave t’u rrezikohej jeta dhe për këtë arsye i riu është përpjekur t’u japë atyre ndihmë me sa mundej.

Por, ai është gjendur në vështirësi mes dallgëve.

Palaj është ndihmuar nga disa pushues të tjerë, të cilët kanë hedhur dy kamerdare duke menduar se djali do të ishte në gjendje të dilte me forcat e tij, shkruan "Panorama".

Por, dallgët e mëdha e kanë mundur atë dhe për pasojë 29- vjeçari nuk arriti t’ia dilte dot.

Policia e Shkodrës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur deti ishte me dallgë dhe i trazuar.

Pavarësisht përpjekjes së dhjetëra pushuesve për t’i ardhur në ndihmë, ka qenë e pamundur që të mbahej në jetë. Pas përpjekjes së dëshpëruar të pushuesve, pa rezultat ishte dhe ndërhyrja e mjekëve të ambulancës së Qendrës Shëndetësore të Velipojës.

Ky është rasti i dytë tragjik në pak ditë në zonën e Velipojës, ndërsa viktima e parë ishte një pushues nga Kosova.

Gjithashtu, gjatë këtij sezoni turistik ka pasur me dhjetëra raste të tjera të personave që kanë rrezikuar të mbyten në plazhin e Velipojës. Problem është mungesa e kullave për rojet bregdetare, të cilët në pjesën më të madhe të vijës bregdetare nuk janë vendosur. Nga ana tjetër, në një pjesë ku janë vendosur kullat e vrojtimit mungojnë rojet e plazhit ose dhe atje ku janë, prania e tyre nuk e ka eficiencën e duhur në shpëtimin e jetëve të mijëra pushuesve. Vdekja e të riut bëhet akoma edhe më tragjike nga fakti se motra e tij kishte planifikuar të organizonte ceremoninë dasmore të dielën e ardhshme.

Ervid Palaj kishte vetëm 6 muaj që ishte fejuar, ndërsa prej kohësh punonte në qendrën sociale në Dajç, si punonjës social. Ndërsa e fejuara e tij ka rreth 4 vite që punon në Bashkinë Shkodër, si pjesë e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale.


Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...