Aksesi në sistemin e titujve, BSH ndryshon rregulloren, si mund të përfitohet e drejta

Hënë, 23 July 2018 15:10

Banka e Shqipërisë ka miratuar një seri ndryshimesh në rregulloren “Për funksionimin e sistemit qendror të regjistrimit dhe shlyerjes së titujve (AFISaR) duke saktësuar si mund të përfitohet aksesi nga organe specifike dhe kushtet për këtë akses.

Sipas një vendimi pulikuar në Fletoren Zyrtare ka një seri shtesash dhe riformulimesh por pjesa që ka marrë vëmendjen më të madhe është ajo e një neni të ri 75/1 me titull “E drejta për aksesimin e informacionit”.

Pika 1 e këtij neni përcakton se institucionet/organet që me ligj kanë të drejtë të aksesojnë informacionin mbi investimet në tituj shtetërorë nga ana e personave juridikë/fizikë direkt nga sistemet që zotërojnë këtë informacion, mund të kërkojnë të drejta për aksesimin e informacionit në sistemin AFISaR.

E drejta për këto institucione sipas pikës 2 jepet vetëm për pjesën e leximit pra ato mund të kontrollojnë të dhënat por edhe në këtë rast vetëm për një pjesë të informacionit.

Si përfitohet e drejta për aksesin e informacionit në AFISaR/Këtë të drejtë e jep Banka e Shqipërisë e cila është edhe administratori por në çdo rast nga ana e organeve duhet të paraqiten disa dokumente ku së pari një kërkesë e mirëargumentuar ligjërisht për marrjen e të drejtave për aksesimin e informacionit në sistemin AFISaR.

Së dyti një pas paraqitjes së kërkesës për përdorues në VPN, pajisje sigurie dhe certifikatë kësaj Rregulloreje. Së treti pagesës së kostove për sigurimin e së drejtës për aksesimin e informacionit, në rast se ka të tilla dhe së katërti nënshkrimit të marrëveshjes tip që e sanksionon Rregullorja.

Në rast se pas dhënies së të drejtës nga ana e administratorin konstatohen shkelje të rregullores apo kushteve të sigurisë së informacionit insitucionit apo organit që ka fituar të drejtën i ndërpritet aksesi në sistem dhe kjo njoftohet me shkrim.

“Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Departamenti i Operacioneve Monetare, Departamenti i Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës dhe Departamenti i Teknologjisë së Informacionit në Bankën e Shqipërisë, si dhe pjesëmarrësit e sistemit AFISaR” thuhet në vendim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...