Publikohen kriteret për Drejtësinë dhe Universitetin Bujqësor në Shqipëri

Hënë, 23 July 2018 21:50

Fakulteti i Drejtësisë mbetet ndër më të preferuarit për kandidatët e rinj për studentë, por për t’u regjistruar aty duhen plotësuar disa kushte, një prej të cilave është nota mesatare e gjimnazit, që vlerësohet me 50%.
Një tjetër kusht është që në 5 lëndë të profilit shoqëror, ku përfshihen gjuha, letërsia, historia, qytetaria dhe gjuha e huaj, duhet që të paktën të kesh 10% të secilës nga pikët maksimale.

Pas Drejtësisë dhe Mjekësisë, në ditët më të mira të tij është edhe Universiteti Bujqësor. Pranimet e reja në këtë vit akademik mbështeten në disa kolona. Fatbardh Sallaku, dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit në Universitetin Bujqësor shpjegon: “Duhet mesatare mbi 6 dhe pikët maksimale i marrin maturantët nga shkollat profesionale bujqësore”.

Bujqësia është një nga fokuset e ekonomisë shqiptare dhe si e tillë, maturantët e kanë kuptuar se duhet të zgjedhin degë që janë më pranë tregut të punës. Të dhënat e një viti më mirë, janë arsyeja pse Universiteti Bujqësor ka pritshmëri më të lartë për regjistrimet e këtij viti.

“Vjet kemi patur 18 mijë aplikime për 1550 kuota. Presim 20 mijë aplikime për 1800 kuota sivjet”, deklaron dekani.

Login to post comments