Kush është 22-vjeçari që e vrau dje rrufeja dhe kush ia dha ndihmën e parë

Tuesday, 24 July 2018 08:23

Moti i keq me stuhi e shkarkime rrufesh i mori jetën  një të riu që po kulloste bagëtitë. Xhuljano Koçiu ka humbur jetënpasditen e djeshme. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 17:15.

Mësohet se 22-vjeçari nga Lazarati po kulloste si përherë bagëtitë me të atin në fushën përballë këtij fshati. Stuhia e shiut që pushtoi jugun e vendit i gjeti të papërgatitur dhe të pambrojtur atë e bir, por goditja e rrufesë ka qenë fatale për të riun.
Ndonëse i ati është përpjekur t’i japë ndihmën e parë e më tej ta sjellin në spital, mjekët nuk kanë arritur të bënin asgjë. Sipas bluzave të bardha, i riu është sjellë në spital pa jetë dhe trupi i tij ka qenë pothuajse i karbonizuar.
Xhuljano ndihmonte të atin në mbarështimin e dhenve, si e vetmja e  ardhur për familjen. Ai ishte fëmija i vogël i familjes prej 6 anëtarësh. “Më datë 23.07.2018, rreth orës 17:15, ka ndërruar jetë shtetasi Xhuljano Koçiu, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ky shtetas po kulloste bagetite ne fushe"-thuhet ne njoftimin e policise.

Modifikuar më Tuesday, 24 July 2018 08:25
Login to post comments