Shqiptari rrëfen momentet e tmerrit: Kam parë gra dhe fëmijë që digjen

Tuesday, 24 July 2018 12:04

Situatë apokaliptike në Greqi.

Athina prej dy ditësh është përfshirë nga zjarret masive, ndërsa numri i viktima, sipas mediave fqinje ka shkuar mbi 50 deri tani, ndërkohë që pritet të rritet, pasi situata është shumë e rëndë. Ndërkohë që të plagosurit janë me qindra, mes tyre janë edhe 13 shqiptarë, ndërsa njëri dyshohet se ka humbur jetën.

Emigranti shqiptar Mondi Sinaj në një lidhje telefonike për Report Tv nga Athina shprehet se në zonën që ka rënë zjarri kishte shumë shqiptarë në punonin në banesat që janë djegur, ndërsa nga informacionet e para janë 13 të lënduar.

Për sa i përket shqiptarit që dyshohet se ka humbur jetën, ai është nga Tepelena dhe sipas Sinajt, nuk arriti që të dalë nga makina, pas zjarrit.

“Në fakt në zonën e zjarreve ka pasur shumë shqiptarë të cilët punojnë nëpër shtëpitë e grekëve. Kemi informacion se 13 shqiptarë janë lënduar nga flakët. Kam folur me shumë prej tyre. Deri nga darka besoj se do të kemi informacion të plotë. Flitet edhe për një djalë nga Tepelena që dyshohet se është djegur në makinën e tij, por nuk e dimë 100% të saktë.

Kemi pasur shumë ndihmë nga ambasada. Janë interesuar deri vonë në orët e mbrëmjes. Zjarret kanë rënë kudo në Athinë në të gjitha anët. Kam parë gra dhe fëmijë që vuajnë dhe digjen është diçka që nuk përshkruhet me fjalë, kam parë masakër me sy.

Ato që hoqëm dje nuk mund të përshkruhen dot. Njerëzit u hodhën në det për të shpëtuar. Është diçka e tmerrshme. Ku ndodheshit ju? Unë isha në shtëpi dhe u interesova për njerëzit që njihja. Zjarri ishte me shpejtësi për shkak të erës”, shprehet ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...