Skandali në Kamëz/Në 6 muaj largohen 3013 familje nga ndihma ekonomike

Tuesday, 24 July 2018 14:12

Bashkia e Kamzes, e 6-ta në vend për nga numri i popullsisë, bashkia me më pak familje të trajtuar me ndihmë ekonomike. Shkak i largimit të tyre është për mos paraqitje te zyra e punës të familjeve të larguara. Që prej vitit 2013,Zyra e punës është larguar nga sportelet e shërbimit në Bashkinë Kamëz dhe është zhvendosur në ambiente private që kanë shërbyer si shtabe elektorale të Partisë Socialiste  deri më Shkurt të vitit 2017 dhe që prej kësaj kohe është transferuar  në Zyrat e punës në Tirane, Shërbimi Social dhe mendohet që po të transferohet në Qendrën Ditore Bashkia Tiranë. Është handikap i hapur që qytetarët e Kamzës të marrin shërbim në Bashkinë e Tiranës, pranë zyrës së punës. Është njësoj sikur qytetarët e Bashkisë së Vlorës të marrin shërbim në Bashkinë e Fierit.

Bashkia Kamëz i ka ofruar në mënyrë të përhershme Zyrës së Punës, Zyrë dhe  ambiente të përshtatshme shërbimi në sportelet e ONE-STOP-SHOP-it,por këto ambiente nuk janë pranuar nga Shërbimi Social, por politikisht janë penalizuar këto familje dhe vazhdojnë të penalizohen për vetë nivelin social të këtij grupi familjar,,të cilët e kanë të pamundur lëvizjen dhe paraqitjen në Laprakë e Tiranë,kërkojmë që Zyra e Punës të jetë në shërbim të familjeve dhe familjarëve në nevojë dhe të shërbejë në sportelet e One Stop Shop-it, Bashkia Kamëz Krahasuar me 5 vite më parë numri i familjeve që trajtoheshin me ndihmë ekonomike ishte rreth 7000 familje, ndërsa sot kemi rreth 700 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, që do të thotë rreth 10 herë më pak familje të trajtuara. Në 6 muaj largohen 3013 familje nga skema e ndihmës ekonomike në Kamëz. Pergatiti: Edmond Duraku

Modifikuar më Diel, 25 October 2020 23:45

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...