×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pranimet në universitete, kushtet për të fituar Ekonomikun dhe Gjuhët e Huaja

Tuesday, 24 July 2018 16:02

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës mbetet në krye të listës, sa i takon kërkesave. Por, fitues shpallen ata që plotësojnë këto kushte...“Në 100% të pikëve, 50% e ka nota mesatare e shkollës së mesme dhe 50% mesatarja e notave të 4 lëndëve, matematika, ekonomia, fizika gjuha e huaj”, u shpreh Dhori Kule. Për tu pranuar në fakultetin e Gjuhëve të huaja duket se është më e thjeshtë për tu pranuar, por ka ndryshuar trendi i mesatares. Atë nuk e ndjekin më të dobëtit “Mesatarja e thjeshtë e viteve të shkollës së mesme dhe notave të provimeve të maturës shtetërore. Vjet patëm një ngritje të kufirit të mesatares. Nuk jemi te 6 por jemi diku te 7.8”, shprehet Artur Sula. Për dekanin e Ekonomikut ka një arsye thelbësore pse maturantët duhet të zgjedhin këtë fakultet “Duhet të aplikojnë sepse shkolla bëhet për të gjetur punë. Kush merr diplomën e ekonomikut e ka punën e sigurt”, tha Dhori Kule. Sipas dekanit Sula, tregu ka gjithmonë e më shumë nevojë për përkthyes. Ndërsa prioriteti që merr një gjuhë e huaj apo një tjetër lidhet ngushtësisht me mundësitë që ofron tregu për punë “Kapitalet dhe investimet e huaja do të kërkojnë gjithmonë njerëz që dinë gjuhë të huaja , do kërkojnë guida turistike, përkthyes. Për shembull në ‘call center’ e para është gjuha italiane, apo edhe gjermanishtja pasi ofron kontrata pune”, tha Sula.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...