×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bariu nga Mallakastra plagos babë e bir në Memaliaj, arrestohet nga policia

Tuesday, 24 July 2018 20:13

Një person është arrestuar nga policia në Memaliaj, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë babë e bir në mal.

I arrestuari është 26-vjeçari Bledar Salaj, banues në fshatin Drizdar të Mallakstrës pasi për motive të dobëta ka goditur me thikë A.M 50 vjeç dhe K.M, 20 vjeç, banues në Memaliaj.

Babë e bir janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Informacion paraprak

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj, u bë arrestimi i shtetasit:

Bledar Salaj, 26 vjeç, banues në Drizdar – Mallakastër.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 16: 30, në kullotat e fshatit ” Buzkalemaj” , pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit A.M 50 vjeç dhe K.M, 20 vjeç,(babë e bir), banues në Memaliaj, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë porsa ka marrë informacionin, nga forcat policore është organizuar puna operacionale dhe në kohë rekord është kapur në pyllin e fshatit ” Buzkalemaj” autori i ngjarjes.

Kjo ndërhyrje në kohë rekord e policisë , ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti të mëtejshëm mes të afërmve të palëve, pasi autori kishte ardhur nga Fshati Drizar i Mallakastrës me bagëti në kullotat e fshatit Buzkalemaj.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër , për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose me shumë personave’ e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 79/dh e 22 të Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...