Shqiptari në SHBA, paralajmëron rrezikun e socializmit: Ja çfarë pagoi familja ime

E mërkurë, 25 July 2018 07:12

Strategjisti Republikan Peter Lumaj, i cili u la Shqipërinë për të shkuar në Amerikë 30 vjet më parë, foli kundër socializmit në 'Fox & Friends' dhe paralajmëroi kundër ngritjes së socializmit brenda Partisë Demokratike Amerikane.

'Nuk ka socializëm demokratik. Socializmi është shtypje', tha Lumaj. 'Socializmi vendoset me detyrim. Nuk mund ta vendosësh një sistem që njerëzit nuk e duan pa përdorur forcën'.
Lumaj tregoi se kur komunistët erdhën në fuqi në Shqipëri në vitet ’40 ata çarmatosën qytetarët dhe eliminuan lirinë e fjalës, duke shtuar se komunistët i detyruan njerëzit t’u bindeshin ligjeve përmes torturave dhe burgosjes
Vetë babai i Lumajt u torturua deri në vdekje.
'Kushdo që kundërshtonte, arrestohej, torturohej, internohej. Familja ime e pagoi çmimin për këtë', vazhdoi Lumaj. 'Për shkak se nuk ishim dakord me regjimin socialist. E gjithë familja ime u çua në kamp përqendrimi, ku im atë vdiq nga torturat'.
Lumaj habitej se si të rinj në Amerikë mund të tërhiqen nga socializmi dështak dhe paralajmëroi se nëse më tepër njerëz nuk e ngrenë zërin, socializmi mund t’i marrë frymën Amerikës.
'Nuk e kuptoj se si brezi i ri i Shteteve të Bashkuara mund të përqafojë një sistem që ka dështuar kudo në botë', tha Lumaj.
'Nëse njerëz të zakonshëm si ti e unë nuk angazhohemi e të kundërpërgjigjemi, socializmi do të vijë në Shtetet e Bashgkuara dhe nuk do të jetë gjë e mirë për fëmijët e nipërit tanë', ka thene Peter Lumaj ne FoxNews.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...