Komunikoni falas me SMS me Greqinë deri në orën 18:00

E mërkurë, 25 July 2018 08:25

Duke u solidarizuar me tragjedinë që qytetarët në Athinë janë përballur dje dhe sot, Telekom Albania i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë në Greqi dhe familjarëve të tyre duke lehtësuar komunikimin mes tyre.

Për orët në vazhdim, deri më 25 Korrik, ora 18:00 abonentët e Telekom Albania nuk do të tarifojë për SMS të dërguara drejt numrave grekë.

Stafi i ekspertëve të Telekom Albania janë duke punuar maksimalisht për të siguruar komunikimin mes shqiptarëve në zonat e prekura dhe familjarëve të tyre.

Drejtori Ekzekutiv i Telekom Albania, Z. Dimitris Blatsios, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e prekura nga katastrofa e shkaktuar prej zjarrit në periferinë e Athinës. “Nderkohë, solidarizohemi me të gjitha grupet e shpëtimit, të cilët po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për ta çuar gjendjen drejt normalizimit. Ne ndjejmë detyrimin që t’i qëndrojmë pranë abonentëve tanë dhe të afërmve të tyre që jetojnë në Greqi, sidomos në këto çaste të vështira. Prandaj, morëm vendimin që të mundësojmë komunikimin falas gjatë këtyre orëve kritike.”

Telekom Albania, si kompani me përgjegjshmëri sociale, përherë ka angazhuar burimet e saj njerëzore, financiare dhe teknologjike për zvogëlimin e pasojave të fatkeqësive natyrore.

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 19:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...