Gjyqtari i Tiranës Astrit Faqolli kalon Vettingun, konfirmohet në detyrë nga KPK

E mërkurë, 25 July 2018 09:28

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli ka kaluar me sukses vettingun duke u konfirmuar në detyrë nga KPK. Trupi gjykues për rivlerësimin e tij përbëhej nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo.

Mbështetur tek raporti i ILDKPI-së, KPK pohon se Faqolli ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, burimet janë të justifikuara dhe nuk ka deklarim të rremë apo fshehje.

Nga të dhënat e ILDKP-së, Faqolli ka në pronësi një truall me sipërfaqe 32 m2 në Librazhd, ku është ndërtuar një bodrum, lokal dhe banesë. Po ashtu subjekti ka deklaruar si burim të të ardhurave nder vite dhe një hua.

Mes të tjerash KPK sqaron se ka mospërputhje të të dhënave mes sipërfaqes së lejes së ndërtimit dhe aktit të kolaudimit.

“Në deklaratën e pasurisë së vitit 2011, subjekti ka deklaruar shumën 3 milionë lekëve për ndërtimin e objektit. Kjo shume nuk përputhet me deklaratën e vettingut. Në aktin e kolaudimit, vlera shënohej 2.7 mln, kurse në kontratën me ndërtuesit nuk përcaktohej vlere”-tha KPK. Ndërkohë, gjyqtari sqaroi se shuma e deklaruar mbulon dhe taksën e studimit, apo kontratat me OSHEE.

Faqolli e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si inspektor në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ka punuar gjatë viteve 2003-2010. Në vitin 2010, Faqolli u emërua gjyqtar në Gjykatën e Durrësit dhe prej vitit 2013 e ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...