×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tronditet Cërriku/ Tenton të përdhunojë 73 vjeçaren në banesë, policia e arreston në flagrancë!

E mërkurë, 25 July 2018 16:58

Ndodh edhe kështu. Një 53 vjeçar në Cërrik ka tentuar të përdhunojë një të moshuar në banesën e saj, ndërkohë që kjo ishte vetëm.

 Siç njofton policia shtetasi Tahir Allkja ka hyrë në banësën e 73 vjeçares me iniciale R.T dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të, menjëherë pas kësaj ka rënë në prangat e policisë.

Njoftimi i plotë

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u arrestua në flagrancë shtetasi :

  • Tahir Allkja ,53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik,(i dënuar  më parë për veprën penale “Dhune ne familje”) Ky shtetas u arrestua pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases R.T. 73 vjeçe, banuese në Cërrik, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, pasi në banesë nuk ka pasur asnjë familjar. Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Elbasan, për veprën penale “Marrdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativ” e parashikuar nga neni 102, 22 i  Kodit Penal.
Login to post comments