Është arrestuar një shtetas 53-vjeçari Tahir Allkja , banues në fshatin Shalës, Cërrik. “Ky shtetas u arrestua pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases R.T. 73 vjeçe, banuese në Cërrik, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, pasi në banesë nuk ka pasur asnjë familjar”, njofton policia. Allkja ishte i dënuar më parë për veprën penale ‘Dhunë në familje’).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë’.