800 kg drogë nga Shqipëria në Itali, në pranga biznesmeni shqiptar

E mërkurë, 25 July 2018 22:50

Një sasi prej 800 kg drogë (marijuhanë dhe hashash) është sekuestruar gjatë një aksioni policor në Itali dhe dy persona janë arrestuar, një shqiptar dhe një italian. Operacioni raportohet se është zhvilluar nga karabinierët pasditen e së dielës në zonën malore të komunës Russi në Ravenna, por rezultatet janë bërë të ditura këtë të mërkurë.

Droga, nëse shitej me doza të vogla, vlerësohet se do të gjeneronte rreth 8 milionë euro, sipas hetuesve.

Shqiptari i arrestuar është 40 vjeç, banues në zonë, me precedentë penale për vepra jo të rënda penale. Identiteti nuk bëhet i ditur, por raportohet se është pronar i një aktiviteti grumbullimi mbetjesh. Ai kishte marre me qira një magazinë u gjet droga, 602 kg marijuhanë dhe 128 kg hashash, e ndarë në paketime.

I arrestuari tjetër është një 70-vjeçar italian, pronari i një fabrike të vogël divanësh. Në makinën e këtij të fundit, një Citroen C5, efektivët kanë gjetur 70 kilogram marihuanë.

Fillimit, u arrestua italiani dhe më pas efektivët arritën te magazina e marrë me qira nga shqiptari, i cili gjithashtu u vu në pranga.

Droga dyshohet se vinte nga Shqipëria

Droga dyshohet se vjen nga përtej detit, tha një hetues gjatë konferencës për mediat ku u bënë të ditura rezultatet e aksionit, duke përmendur “rrugën Ballkanike”. Në raportet e fundit të autoriteteve të mediave italiane, zbulohet se “rruga Ballkanike” e trafikut të drogës zotërohet nga shqiptarët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...