Gjithë shqiptarët “ushtarë” ... emigrantë?

E Enjte, 26 July 2018 09:32

Nga Qemal Qejku


“Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar publikoj se;  40 % e popullsisë së Shqipërisë jetojnë jashtë vendit. Kështu, Shqipëria renditet midis vendeve evropiane e botërore me emigrimin më të lartë për frymë të popullsisë. Ata janë kryesisht emigrantë pune, studentë, azil-kërkues e refugjatë, si dhe minoren të pashoqëruar. Shqipëria u rendit e treta ndër dhjetë vende që iu refuzua hyrja në kufijtë e brendshëm Evropianë, pas Ukrainës dhe Rusisë, tre vitet e fundit”.
Fituesit dhe humbësit nga politikat e mëdha të qeverisë nuk janë gjithmonë të qarta. Por për disa politika “miqësore”, fituesit dhe humbësit janë shumë të qartë. Fituesit janë një grup i vogël i miqve të qeverisë të identifikueshëm , ndërsa humbësit përfshijnë njerëz me pak ose aspak ndikim në qeveri.
Nëse ne hedhim një vështrim sipërfaqësor  në disa nga  politikat e mëdha të qeverisë dhe nga raporti që përfitojnë miq të qeverisë në kurriz të grupeve të tjera të njerëzve, duke përfshirë të varfrit, çfarë shohim:
1. Ky mandat i PS filloj me anulimin e vendimeve të qeverive me parë dhe heqjen masive nga puna të administratës nga puna!
Kush fitoj;  Ata qe morën tenderët qeveritare, “ushtaret” e partisë që u futen në pune dhe pa shkolle dhe pastaj të pyesim  për  eksperienca.
Kush humb; Shteti te cilët i grabiten miliona nga gjykimet ndërkombëtare arbitrare si dhe populli i cili paguan e paguan taksa por nuk dihet se ku ikin këta taksa dhe shërbimin ndaj tyre kaotik pasi militantet janë administrata publike, Shqipëria e cila humbet shkalle ne integrimin euro-atlantik.
2. Filloj me atë çfarë ishte dhe synimi i ardhjes në pushtet, paraja por si; me PPP kjo është forma e vjedhjes me ligj në dem te ekonomisë se vendit për  të shpërblyer ata që sjellën në pushtet përveç PROPOGANDES histori e vjetër e tyre pasi kjo ishte dhe forma se si erdhën ne 1941 dhe si qeverisen 50 vjet ne diktaturë.
· Kush fitoj; Klientët afër qeverise, argatit te fëlliqur te PS me te cilët erdhën në pushtet, familjaret e tyre dhe disa njerëz afër tyre të “lumtur”
· Kush humbet; Shqiptaret ekonomia e tyre rrokulliset poshtë e me poshtë, zvogëlohet ekonomia publike, zgjerohet klika hajdute. Pasuria publike e cila jepet disa personave te cilët do i vendosin ne funksion te vetes dhe krerëve qeveritare.
3. Erdhën në pushtet me propagande dhe politika e alternativa konkurruese për uljen e taksave, i ngritën taksat, taksuan çdo element jetike deri dhe puset e ujit.
Kush fitoj; Qeveria mbushi arkat por jo ata publike, taksidarët që bëjnë pazare me biznese për pagese apo jo te taksave.
Kush humbet; Populli nuk e ndien rritjen e taksave ne anën pozitive te kthyera në shërbime por vetëm një shtrëngese deri në ekstreme për ti paguar ata taksa të larta, Bizneset që shikojnë në vrimën e çelësit taksidarët që vijnë për të bërë pazare dhe si përfundim do kemi mbyllje të bizneseve ikjen e punëtoreve nga puna shtimin e papunësisë varfërimit deri ne ekstrem.
4. Ne një qeverisje dy janë shtyllat qe duhen prekur për një politike me vizion dhe jetike për vendin, arsimi dhe shëndetësia, çfarë u tha dhe çfarë ndodhi; arsim për te gjithë, tarife me te lehtësuar për universitete, shëndetësi falas, cilësi dhe shpejtësi ne shërbim.
Kush fitoj; Shkollat private dhe universitet private por me emra të ndërruara, persona të lidhur me qeverinë dhe median afër saj, klientë afër pushtetit që po bëjnë biznes me spitale kontrolle shëndetësore e ilaçe.
Kush humbet; Maturantet dhe studentet te cilët nuk arrijnë dot të hedhin hapin e jetës ne universitet  për tarifën e shtuar, si dhe kaosin në  shkollat tona, çoroditjet  në arsimin profesional që nuk dihet se ku është dhe ku përfundojnë maturantet pasi nuk ka asnjë lidhje me biznesin dhe as me teorinë. Populli me spitale pa ilaçe, shëndetësi pa shërbim, chesk-up milionësh ne xhepat e klientëve të qeverise, rrëmuje në sistem dhe njerëzit pa shërbim shëndetësor, ka dhe më keq “nuk kemi pare gjë akoma” pasi do te dali një teori piramide se shpejti.
5. Politike ndërkombëtare zero problem me fqinjët kjo ishte fryma propagande, integrim në BE dhe ne gjithë organizmat ndërkombëtare ekonomike për projekte Evropiane!
Kush fitoj; Si gjithmonë “rilindja” politika e saj primitive e pazareve me detin e territorin, patericat e qeverise qe marrin miliona euro për projekte evropiane fiktive dhe duke llomotitur tv për politiken e madhe analizën politike ne tersi.
Kush humbet; Humbet Shqipëria territore të fituara me gjak e sakrificë në kohe e histori, humbet reputacionin qe i takon politikes se vendit ne syrin ndërkombëtare, mbush lajmet dhe agjencitë e lajmeve ndërkombëtare me krime, droge me origjinë nga vendi ynë, humbet Shqipëria miliona euro për mos bërjen e projekteve evropiane duke renditur Shqipërinë vendin e fundit në rajon për mos përthithjen e fondeve të Komisionit Evropian.
Kush fitoj në  pese pika? Një grup oligarkësh që  po fundosin vendin, emrin e saj, historinë e saj, lavdinë e atyre që luftuan, a tyre që u edukuan, fituan ata që duhet të humbeshin.
Kush humbi në këta pese pika? Humbi Shqipëria, njerëzit, bizneset, arsimi, universitet, spitalet, administrata publike, intelektualet, emri i mire, humbëm te gjithë NE.
Po nëse zgjerojmë analizën ne të gjitha hallkat  e jetës sot si mendoni se del rezultati?
Mendoni se do fitoj Shqipëria që  mos të  largohen nga vendi krahu i lire i punës, studentë që ikin për studime dhe që kurrë nuk  kthehen  më, mjek e infermiere, mësues, pleq e plaka, te rinj e të reja. Jemi të gjithë populli ushtarë si në diktature siç  këta propaganduan në vite,  apo emigrant gjithë jetën ne boten e largët pa asnjë perspektivë  për  një kthim me potenciale të mëdha në vendin e tyre ku janë krenuar breza e breza?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...