Mallrat e bllokuara nga Doganat, KLSH ngre dyshime: S’ ka procesverbale për shkatërrimin

Premte, 27 July 2018 07:05

Një auditim i mbajtur gjatë këtij viti nga Kontolli i Lartë të Shtetit në degën Doganore të Rinasit ka nxjerrë një seri problematikash ku mes të tjerash edhe një pikë për mallrat që janë bllokuar për shkak se janë kategorizuar si të falsifikuara. Sipas ligjit, që mbron market, mallrat që konstatohen që shkelin këtë ligj bllokohen dhe më pas shkatërrohen.

Por audituesit e KLSH kanë vërejtur se edhe pse në degën doganore të Rinasit ka pasur bllokime të kësaj natyre nuk është mbajtur procesverbal që vërteton shkatërrimin e tyre.
“Nga auditimi i procedurave administrative të ndjekura nga Autoriteti Doganor Rinas gjatë procedurave të shkatërrimit të mallrave të falsifikuara që ndalohet të hyjnë në kundërshtim me të drejtën e markave të mbrojtura në RSH, u konstatua se dokumentacioni justifikues për bllokimin dhe pezullimin e hedhjes në qarkullim të mallrave nuk ishte i plotë, nuk rezultonin të protokolluar në zyrën e protokoll arshivës këto akte duke kryer veprime në kundërshtim me nenin 120 pika 3, nenin 285 pika 3, 4, 5 të VKM nr. 1090/2015 Titulli IX “Për mallrat e falsifikuara dhe mallrat pirate”, si dhe nuk është mbajtur procesverbal për shkatërrimin e mallrave të konfirmuara sipas procedurës doganore të shkatërrimit” thuhet në raportin e KLSH.
Degës Dogarore të Rinasit i është kërkuar që të zbatojë në vijim të gjitha procedurat e nevojshme për shkatërrimin e mallrave pirate ndërkohë që në rastet kur konstatohet se kjo procedurë nuk kryhet të nxirren përgjegjësit dhe të merren masat përkatëse.
Po kështu audimti i ka kushtuar një pjesë të vëmendjes edhe borxhit doganor të kësaj dege ku ka rezultuar se në periudhën e fundvitit 2017 nga autoriteti doganor kompetent, reflekton një gjendje borxhi doganor prej 2,186 mijë lekë për 21 raste debitorësh borxhi për 18 shoqëri tregtare. Nga këto 8 raste debitorësh mbuluar me urdhër ekzekutimi nga organet gjyqësore në shumën 1,436 mijë lekë në fazë rikuperimi me forcë nga shërbimi përmbarimor privat dhe 13 raste debitorësh nëshumën 750 mijë lekë të cilët janë në fazë ankimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Periudha e auditimit në degën Doganore të Rinasit përfshin janarin 2016 deri në dhjetor 2017.

Modifikuar më Premte, 27 July 2018 16:17

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...