Pensionistët do të marrin nga 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, kur u ndryshua buxheti i shtetit.
Në aktin normativ që ndryshon buxhetin e vitit 2018, qeveria ka akorduar një fond të posaçëm 3 miliardë lekë ose rreth 28 milionë dollarë që do të përdoret si shpërblim për pensionistët.
Një shumë qesharake kjo krahasuar me nevojat e pensionistëve, të cilët shprehen se kjo shumë nuk mjafton as për ilaçe.