×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Urime! Qeveria anulon rritjen e pagave për mësuesit dhe ...

Premte, 27 July 2018 19:15

Qeveria shqiptare e drejtuar nga Edi Rama ka vendosur të anulojë rritjen e pagave për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë, që ishte parashikuar të niste nga data 1 korrik e këtij viti.

Rama ka vendosur të shkurtojë fondin përkatës buxhetin e shtetit.

Në buxhetin fillestar të miratuar në fillim të vitit, ishin përcaktuar 1 miliardë lekë ose 10 milionë dollarë për rritjen e pagave të 31 mijë arsimtarëve dhe 18 mijë mjekëve apo infermierëve në rang vendi.

Sipas tabelave zyrtarë të buxhetit përmes këtij fondi do të rriteshin pagat me 5 për qind për të gjithë punonjësit e shëndetësisë dhe arsimtarët e të gjitha niveleve.

Por në Aktin Normativ, që miratoi në mbledhjen e fundit, ky vendim është shfuqizuar duke anuluar rritjen e pagave që duhet të hynte në fuqi nga data 1 korrik.

Më konkretisht anulimi i rritjes së pagave është bërë duke ndryshuar nenin 10 të buxhetit të shtetit.

Në ligjin fillestar, ky nen përcakton 1 miliardë lekë si politikë për rritjen e pagave në mesin e vitit 2018. Por me aktin normativ, ky zë është shkurtuar.

Historikisht, që nga rënia e komunizmit, të gjitha qeveritë i kanë rritur pagat në shtet çdo vit me një nivel dukshëm më të lartë se sa inflacioni.

Por që nga viti 2013, kur erdhi në pushtet qeveria aktuale pagat për punonjësit e sektorit publik janë ngrirë plotësisht. Në pesë vitet e saj në pushtet qeveria e Edi Ramës i ka rritur vetëm një herë pagat e administratës në vitin zgjedhor 2017, por kjo rritje nuk ishte mjaftueshme as për të kompensuar pjesërisht shtrenjtimin e ndjeshëm të çmimeve gjatë këtyre viteve.

Akti Normativ i miratuar dy ditë më parë vazhdon politikën e shtrënguar të pagave duke çuar në përkeqësimin e standardit të jetesës për punonjësit e administratës.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në 5 vitet e fundit çmimet janë rritur me mbi 15 për qind, ndërkohë që për të njëjtën periudhë qeveria i ka rritur pagat vetëm 5-7 për qind.

Kjo do të thotë se aktualisht punonjësit e administratës marrin një rrogë reale mesatarisht 7 deri në  10 për qind më të ulët nga sa merrnin 5 vjet më parë.

Në mandatin e parë qeveria e justifikoi ngrirjen e pagave si një kusht të vendosur nga Fondi Monetar. Por tashmë marrëveshja me FMN ka përfunduar dhe qeveria nuk ka asnjë detyrim për të ngrirë pagat, por e ka bërë këtë tërësisht me vullnetin e saj. /© SYRI.net

auto logo1532711524

Modifikuar më Premte, 27 July 2018 19:38

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...