×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pranimet në Universitet, pse duhet zgjedhur Universiteti i Tiranës

Premte, 27 July 2018 21:16

Rektori, Mynyr Koni, ka ftuar maturantët që të vendosin të parin në zgjedhjen e tyre Universitetin e Tiranës. Koni tha se kriteret dhe tarifat e studimit nuk kanë pësuar ndryshime dhe mbeten të njëjta me një vit më parë.

Më 30 korrik, maturantët do të përzgjedhin programet e studimit në portalin u-albania.

Në këtë fazë më rëndësi është njohja me kriteret e Universiteteve, ku ata synojnë të ndjekin studimet e larta.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, tha se kriteret për institucionin që ai drejton mbeten po ato të vitit 2017.

Mynyr Koni: Në thelb është vlerësimi i punës së studentit gjatë periudhës tre vjeçare, janë rezultatet e marra në provimin e maturës shtetërore si dhe grup-lëndë sipas programeve të ndryshme të studimit.Ka specifika të veçanta në programe për të cilat maturantët duhet të konsultohen me këto kritere që tashmë janë bërë publike në portalin u-albania, në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës, në rrjete sociale.

Janë rreth 6200 kuota në dispozicion të studentëve.

Mynyr Koni: Këto kuota ndahen në 5545 kuota për shtetasit shqiptarë për të cilët aplikimi fillon ditën e hënë me datë 30 dhe janë të ndarë pataj me kategori të veçanta ku kemi 179 kuota, për shtetasit e huaj 41 kuota, për shqiptarët nga trojet Kosova, Mali i Zi, Presheva, Maqedonia 179 kuota, kemi 170 kuota për transferime dhe 97 kuota për program të dytë.

Rektori Koni dha edhe një këshillë për të gjithë maturantët.

Mynyr Koni: Të bëjnë përzgjedhjen e parë në formularin e tyre për shkak se Universiteti i Tiranës ofron një cilësi të lartë shërbimi në infrastrukturë, në staf akademik, mobilitete të ndryshme duke u garantuar atyre që diploma të jetë një diplomë dinjitoze jo vetëm në tregun kombëtar por edhe atë ndërkombëtar.

Mynyr Koni theksoi po ashtu se as tarifat e studimit nuk do të pësojnë ndryshime edhe këtë vit ato do ta variojnë nga 25 deri më 40 mijë.

Në datën 23 gusht do të shpallen rezultatet e fazës së parë së pranimeve në Universitet për të vijuar më pas me fazat e tjera.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...