Shqiptarja që u internua në kamp përqendrimi kur ishte vetëm 3 muajshe (Rrëfimi)

Diel, 29 July 2018 21:27

Në këto foto përmblidhen 73 vite jetë të Rudina Manes, e bija e Hysni Demës, një ndër 4 kryexhandërët e Ahmet Zogut.

Një jetë e mbushur me  vuajtje, sakrifica por dhe fitore. E damkosur që në bark të nënës për të qenë e persekutuar politike, që prej arratisjes së të atit pas çlirimit, deri në 1990 jeta e Rudinës është zhvilluar si një film nga njëri kamp internimi  në tjetrin.

 “Ajo ditë nuk erdhi më kurrë. Babai nuk hyri më në derë kurrë. Nëna më lindi në banjo mua. Unë babain tim nuk e kam njohur fare. 3 muajshe na morën në kamp. Mbasi linda unë erdhën me kamion, morën nënën me fëmijët dhe na cuan në Krujë, Fushë-Krujë, në Berat, Porto Palermo.”thotë Rudina Mane një intervistë për Klan Plus.

Babai i dha vetëm emrin dhe vdiq si i arratisur në Greqi. Varrin ia kërkoi për shumë vite dhe shpreson ta zbulojë nga dosjet e sigurimit të shtetit, të cilat ka kërkuar që të hapen.

“Me thënë të drejtën kur isha vajzë e re e urreja shumë. Nuk e kuptoja gjendjen politike, nuk e kuptoja pse isha atje, pse duhej të isha në internim. Nuk kuptoja asgjë dhe thoja pse duhej të na linte babai rrugëve dhe qaja. Babai u arratis, ngeli në mal dhe iku në Greqi. Rrugën sesi ka ikur do ta zbuloj kur të marr dosjet”. 

Që 3 muajshe Rudina u internua në kampin e Krujës, më pas Fushë-Krujës , Beratit, Porto Palermos dhe Tepelenës. Në këtë të fundit, kujtimet janë ende të kthjellta.

“Gratë që mbyteshin në ujë… djemtë e rinj që mbyteshin në ujë dhe nuk dilnin. Vinin në kamp të lodhura nga puna i gjenin fëmijët e pangrënë, të mërdhirë, duke bërtitur bukë, bukë…nuk kërkonin gjë tjetër, nuk kishin ëndrra. Atje kanë vdekur më shumë se 300 fëmijë”.

I kthjellët për Rudinën është dhe kujtimi i torturave të nënës Vasfije Demës, kur i vëllai u arratis nga kampi i Tepelenës. Arratisje që i kushtoi 4 vite burg.

“Duhej torturuar ashtu si Hajrie Mulleti. Edhe atë e lidhën kokëposhtë me kova uji. “O trego florinjtë, o s’ka” Sa u detyrua e shkreta e i tregoi se para fëmijës nuk vijnë florinjtë. E njejta gjë me nënën time. “ Nga kjo derë ka dalë, kur s’e keni parë ju nga ta di unë?” I tha nëna , por e mbajtën 24 orë varur”.

Pas burgut i vëllai, Sazan Dema u arratis në Amerikë, ngjarje që risolli burgun dhe persekutimet në radhët e familjes Dema. Rudina u rrit nga motra madhe dhe që 7 vjeçe i duhej të punonte në arat e Savrës në Lushnje e më pas të Belshit. Më pas u martua në Durrës, por duke mbajtur të fshehtë kush ishin familjarët.

“Kur u martova, u martova si një grua e ve , pas njerëz. Burri im kishte qepur tek një rrobaqepëse një fustan nusesh  dhe e jepte me qIra për të fituar para. E vesha para pasqyrës për të parë veten nuse”.

Hapja e kufijve i dha mundësi Rudinës 47-vjeçare me një fëmije 3 vjeç të largohej drejt Italisë ku edhe jeton.

Komunizmi nga njëra anë dhe kurbeti nga ana tjetër, i larguan Rudina Demës njerëzit më të afërm. tashmë 73-vjeçare teksa rrëmon ndër kujtime, i vetmi shqetësim i saj është ky.

“Ku do vdes unë? Këtu nuk kam njeri, nuk më ka mbetur kush në Shqipëri. Po në Itali? Domethënë kam një varr të humbur…”përfundon Rudina intervistën e saj për Klan Plus.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...