I mbyllin restorantin, biznesmeni letër Ramës: Po silleni si xhandar me popullin

Hënë, 30 July 2018 07:11

Pas bllokimit nga Tatimet për moslëshim të kuponit tatimor të restorantit ‘San Francisco’ në Shkodër, ka reaguar pronari Nikolin Shqau. Me një letër të hapur drejtuar Edi Ramës dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj, ai thotë se Tatimet u kanë bërë presion, kanë vendosur gjoba dhe mbrëmë u kanë mbyllur biznesin, sipas tij pa të drejtë. Shqau akuzon për korrupsion, ndërsa shton se shteti po sillet si xhandar me biznesin.

Letra e pronarit të restorantit për Ramën dhe Ahmetajtn:
I nderuar Zoti Kryemisnister,
Ne jemi nje biznes familjar ne qytetin e Shkodres (San Francisco Restorant) me adresa rruge Kol Idromeno, lagje Vasil Shanto ku kemi te punësuar 16 puntore dhe 12 kursant nga shkolla profesionale Hamdi Bushati.
Si nje dite si cdo dite përballemi me sakrifica te medha per te mbajtur punëtoret ne pune dhe per ti siguruar familjes sime buken e gojes. Nuk te di si është puna por punonjësit e institucioneve te taksave na bijne ne qafe duke na vene gjoba krejtesisht te padrejta dhe me ne fund duke na mbyllur biznesin ne mënyre krejt te padrejte.
Ne jemi ne rregull me te gjitha dokumentacionet qe i nevojiten çdo biznesi dhe jemi krejt ne rregull me ligjin duke paguar taksat rregullisht sipas detyrimeve.  Jam shumë i revoltuar ndaj ketyre individëve qe ne mënyre te qëllimshme per te ndihmuar konkurrencën e pandershme vijne dhe na vendosin gjoba ne menyr krejt te padrejte dhe na bllokojne edhe biznesin.
Edhe turpi ka marren e vet. Institucionet i ka mbuluar korrupsioni dhe po nuk pagove nuk te len te besh biznes. Këtu është bjeri atij qe është ne rregull me ligjin se te te parregulltit i kan gati per te shtuar ofertën e pagesave.
Shteti mbahet me taksat e biznesit ne këmbe, nuk e di ku e ka leverdinë shteti per te mbyllur biznesin kur i paguan detyrimet ne rregull, kur ne nje kohe une e di se shteti do te mbledh taksa sa me shume qe te ofroje sherbime ndaj qytetarit.
Nga rruga 28 Nentori dhe ne rrugen Kol Indromeno jane shume biznese si me mundime shume te medhaja dhe ne menyre krejtesisht te ndershme pagaujne detyrimet shtetit, por ka edhe nga ata bisnese ne pedonale ne qender te qytetit qe ushtrojne te njejtin aktivitet si ne ushtrojme qe nuk paguajne taksa madje nuk jan te regjistruar fare si biznes.
Jetoj me shprese se nje dite shteti do pajtohet me popullin e vet dhe jo te sillet si xhandare me biznesin. Nuk e di se ku te ankohem dhe kujt ti ankohem per te drejten time per te vazhduar te ushtroj biznesin pa u dhunuar ne qytetin e Shkodrës ju letemi merreni ne konsiderat ankesen time.
Pronari i restorantit Nikolin Shqau

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...