Dasmat shqiptare, emigrantët po bëjnë 'namin'

Hënë, 30 July 2018 08:30

11 827 martesa janë lidhur mes shqiptarëve deri në këtë fund korriku për vitin 2018. 23 654 unaza kanë shkëmbyer çiftet shqiptare me njëri-tjetrin.

 Por çka është interesante, është se dasmat e këtij sezoni po i largohen tradicionales.

“Ajo që vihet re sivjet është rritja e numrit të dasmave si dhe zënia e ditëve që nuk ka qenë ditë tradicionale dasmash, si e marta, e mërkura apo e premtja. Kërkesa është e lartë ndaj e shtunë e diela nuk mjaftojnë. Pothuajse gushti është I zënë, edhe korriku me shtatorin ire, po gushti totalisht i zënë”, shprehet Adhurim Boshku, menaxher lokali dasmash.

Ndryshe nga vitet e kaluara që shqiptarët kanë pasur frymën e organizimit të një dasme madhështore, këtë vit ajo çfarë preferojnë më së shumti nusja me dhëndrin është një ndërthurje midis thjeshtësisë dhe elegantes në ditën e tyre më të rëndësishme.

Arjola, që kujdeset për dekorin në dasmë, klientët më të shumtë i ka emigrantë, të cilët ndryshe nga shqiptarët që jetojnë këtu nuk mendohen dy herë për shpenzimet e dasmës.

“Shumë shqiptarë që jetojnë jashtë zgjedhin që të pajtojnë një organizuese eventesh në ditën e tyre më të rëndësishme. Me këto çmime që ne kemi është shumë lirë, nëse e bëjnë dasmën në vendin ku jetojnë do ju shkoj 10-fish. Dhe po, shpenzojnë më shumë se shqiptarët që jetojnë këtu” , thotë Arjola Buzi, organizuese dasmash./tch

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...