Librat falas, Rama me nje dore ti jep, tjetren ti merr

Hënë, 30 July 2018 10:49

Nga Luçiano Boçi

Pas shumë ngulmimeve të opozitës për tekstet falas për të gjithë arsimin 9-vjeçar, mazhoranca duket lëshoi, “me turinj të thartuar”, ca para nga “xhepi” i buxhetit.
Por vetëm për klasat nga I deri ne IV!!??
“Për arsimin fillor” - u shpreh Kryeministri, me padijen e tij klasike për sistemin që është jo 4+4+4 si dikur, por 5+4+3.
Nejse.
Mirë qe e dha për kaq pak nxënës, por të paktën ta bënte tamam.
Jo me një dorë e jep me tjetrën e merr.
Edhe jua jep me hir dhe jua merr me pahir nxënësve.
Madje ato të brezit të dytë e të tretë nuk do jenë më nxënës-nxënës, pas kësaj.
Tani do të jenë nxënës-bukinistë.
Sepse do të kenë libra të përdorur që do duhet t’i dorëzojnë prapë e të marrin të tjerë të përdorur, pa shijuar atë aromën e tingullin e shfletimit të librit të ri magjik.
Pa ruajtur as kujtime prej fëmije. Përkundrazi duke i fshirë ato me laps gome.
Tamam si bukinistët pranë lumenjve që kalojnë tërë jetën e tyre mes librave të pluhurosur, mes ngjyrave të lyrosura dhe vjetërsisë së hershme, duke shitur jo librin por kujtimin anonim të librit.
Në çantat e tyre të zbukuruara me personazhe filmash për fëmijë, tani do ketë brenda vetëm libra pa kapakë, me fletë të grisura, të shprishur e të zhgarravitur.
Diku do kenë të vizatuar një lule, diku një shtëpi, diku një gomar...pa emrin e kryeministrit.
Madje do kenë vraga të thella gome të bëra nga ekipet e emergjencës të ngritur me mësues, që tani do jenë dhe “fshirës prej gome” krahas “letërmbushës”.
E gjitha kjo quhet nga qeveria ironikisht: zemërgjerësi e investim për të ardhmen, ndërkohë që është NGUSHTËSI e MJERIM i mendjes dhe shpirtit të një qeverie që ringjall me zor copa të një shkuare të vuajtur.

Modifikuar më Hënë, 30 July 2018 10:50

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...