Këmbimi valutor,  bien dollari dhe stërlina, euro e pandryshuar

Hënë, 30 July 2018 12:58

Monedha vendase leku e ka nisur javën në rritje në tregun vendas të këmbimit valutor, duke u forcuar në raport me disa prej monedha kryesore të huaja.

Dollari amerikan është dobësuar me 0.2 lekë për njësi krahasuar me vlerat e javës së kaluar dhe këmbehet tashmë për 107.5 lekë në blerje dhe 108.5 lekë në shitje. Megjithatë ecuria përgjatë javës e valutës së SHBA do të varet ngushtë nga vendimmarrjet e Rezervës Federale të mërkurën, por edhe faktorë të tjerë të jashtëm.
Të enjten pritet edhe vendimi mbi politikën monetare nga Banka e Anglisë, çka do të vendosë po ashtu për fatin e stërlinës, e cila sot është zhvlerësuar me 0.2 lekë për njësi në raport me monedhën vendase. Paundi këmbehet për 141 lekë në blerje dhe 142 lekë në shitje dhe rikthehet kështu në trendin rënës që prej fillimit të Qershorit. Po me 0.2 lekë për njësi janë zhvlerësuar sot edhe dollari kanadez dhe franga zvicerane, tashmë përkatësisht në nivelin e 82.3 dhe 108 lekëve për njësi. Ndërsa euro dhe dollari kanadez mbetën të pandryshuar në raport me vlerat e javës së kaluar. Një euro vijon të këmbehet për 125.5 lekë në blerje dhe 126.3 lekë në shitje. Për valutën e përbashkët europiane nuk priten luhatje drastike as përgjatë kësaj jave.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...