Afera e pistë te Teatri

Hënë, 30 July 2018 21:50

Maks Velo, i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv u shpreh kundër shembjes së godinës aktuale dhe ndërtimit të një Teatri të Ri në Tiranë. Edhe pse e vlerëson projektin e arkitektit danez Ingels, arkitekti Maks Velo thotë se ndërtesa aktuale mund të rikonstruktohet duke ruajtur ato vlera arkitektonike si i vetmi projekt futurist i ndërtuar në Shqipëri rreth 90 vjet më parë.

"Ajo ndërtesë ka jetuar dhe mund të jetojë. Do një rikonstruksion të plotë, të hapen muret, kollonat dhe të kryjet një rikonstruksion i plotë. Pse them të mbrohet? Ka vlera. Është e vetmja vepër e arkitekturës futuriste në Shqipëri, me atë konceptin e saj që futet thellë, principet dhe volumet, është e vetmja vepër e atij futurizmi të vonuar në Shqipëri. Është Banka, Bashkia, ministritë, Kryeministria, Teatri pastaj, janë një gjë me shumë rëndësi për qytetin, ka një strukturë, Bulevardi dhe këto janë krijuar strukturën. Stadiumi u prish dhe po prishëm edhe këtë, tërë kjo zinxhirë e arkitekturës italiane merr fund.

Skema si Teatër është shumë e mirë. Futesh nga kuota zero, është e vetmja ndërtesë në Tiranë. Futesh në një volum, te holli i parë, te holli i dytë dhe pastaj te salla dhe kur mbaron drama, ti del dalëngadalë nga salla. Asnjë Teatër i jonë nuk është kështu. Kemi ndërtuar pesë teatro në komunizëm. Krahasoji me këtë, asnjë s'është si ky.

Projekti i Ingels është një projekt shumë i mirë. Por Teatri mund të rikonstruktohet. Historia jonë e artit është aty, nuk mund ta shembësh" tha Maks Velo.

Ndonëse Qeveria dhe Bashkia e Tiranës premtojnë një godinë të re funksionale në shërbim të artit, për Maks Velon lufta e madhe po bëhet për të grabitur tokën, duke akuzuar për afera korruptive.

"Aty gjithçka është për të fituar territorin. Është një aferë e pisët" vijoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...