Duke folur për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili thotë se Shqipëria është një vend shumë të vështirë për të bërë biznes, bazuar në dëshmitë e vetë investitorëve të huaj, Zef Preçi, Drejtor i Qendrës për Kërkime ekonomike vlerëson në një intervistë për Zërin e Amerikës së ky raport është një konfirmim i një realiteti të trishtë.
“Pra në thelb është një rikonfirmim i një realiteti ekonomik të trishtë që po përjeton Shqipëria. Një rritje ekonomike e ngadalshme, me ekonomi që funksionon nën kapacitet, më një kuadër ligjor që ndryshon shpesh, me vendimmarrje abuzive të qeverisë në favor të lobeve dhe grupeve të mëdha të oligarkisë dhe kleptokracisë”, tha ai.
Sipas tij firmat e huaja kanë presione për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politikanët.
“Janë deformimi të thella të konkurrencës pasi dihen paraprakisht kush janë fituesit dhe garat janë krejtësisht formale. Qeveria kujdeset për të përdorur Parlamentin si një lloj gardhi për të mbrojtur kontratat e kësaj natyre. Kjo e shmang ndëshkueshmërinë në të ardhmen. Fshihet pas vendimmarrjes kolegjiale. Shumica janë oferta të pa kërkuara që do të thotë që qeveria i injoron apo nuk ka masterplane të zhvillimit të sektorëve dhe degëve të ndryshme të ekonomisë”, tha Zef Preçi.