×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kurrë mos e hani akulloren e ringrirë! Rrezikoni jetën

Premte, 03 August 2018 09:18

Helmimi nga ushqimi në verë, mund të ndodhe kurdoherë, prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm me ushqimin që konsumoni!

Fokusi i Shijes sot është tek akullorja, që aq shumë konsumohet pas një ditë të tërë me diell. Rreth një milion njerëz janë të prekur nga sëmundjet ushqimore në Britani të Madhe çdo vit, duke i kushtuar ekonomisë gati 1 miliard dollarë.

Shkaqet e zakonshme përfshijnë Campylobacter, Salmonella, E. coli dhe Listeria, të cilat lulëzojnë në temperaturat më të nxehta të verës, duke shkaktuar rastet e panumërta me helmim.

Kur hamë ushqim të kontaminuar, trupi ynë përgjigjet me simptoma duke përfshirë dhimbje stomaku, diarre, vjellje dhe humbje të oreksit.

Përveç rreziqeve të njohura të diabetit dhe obezitetit, akullorja ka potencial për t’ju bërë shumë të sëmurë. Në vitin 2015, pesë vetë u shtruan në spital dhe tre vdiqën pasi hëngrën akullore që ishte kontaminuar nga Listeria në Topeka, Kansas.

Megjithatë, akullorja mund të përbëjë një rrezik pas blerjes nëse ajo është shkrirë dhe pastaj është ringrirë. Kjo ndodh shpesh kur merret nga frigoriferi, lihet jashtë për tu shkrirë dhe përsëri pasi e keni konsumuar futet për tu ngrirë.

Sheqeri i lëngët nga akullorja është perfekte për shumimin e bakteres Listeria. Mënyra më e mirë për tu ruajtur është të shmangni shkrirjen e akullores. Futeni menjëherë në ngrirje, sapo të keni mbaruar punë.

Akullorja prodhohet në mënyrë komerciale, tipikisht me vezë të pasterizuar, prandaj rekomandohet që të përdorni vetëm qumësht dhe krem të ​​pasterizuar kur bëni akullore në shtëpi.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...