Bashkia Shkodër i bashkohet “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”

Premte, 03 August 2018 14:17

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të nismës së tij për “Aleancën e Dhurimit të Gjakut” ka ndaluar sot në qytetin e Shkodrës, ku bashkia e këtij qyteti dhe kryetarja Voltani Ademi i janë bashkuar kësaj nisme.

Në një psotim në Facebooj Presidenti Meta shprehet se jo vetëm të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës, por të gjithë Shqipërisë, do të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance.

Postimi i plotë

Falënderoj kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, znj. Voltana Ademi dhe shkodranët e shumtë që me një ndjenjë të lartë humanizmi iu bashkuan sot "Aleancës për Dhurimin e Gjakut".

Duhet të punojmë të gjithë së bashku, në mënyrë të vazhdueshme, për të nxitur kulturën e dhurimit të gjakut dhe për të kontribuar për këtë kauzë jashtëzakonisht humane.

Jam i bindur se jo vetëm të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës, por të gjithë Shqipërisë, do të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance dhe këtij solidariteti mbarëshoqëror.

Login to post comments