Për Kosovën alarm në Serbi, nesër mblidhet Këshilli për Siguri Kombëtare

Premte, 03 August 2018 14:26

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçqi për nesër në orën 8 e ka thirrur mbledhjen e Këshillit për Siguri Kombëtare, transmeton Koha.net.

Mbledhja është thirrur më 4 gusht, në ditën, siç thotë gazeta “blic” e Beogradit,në ditën kur është dashur të formohet Asociacioni i Komunave serbe në Kosovë.

Kjo gazetë thotë se ka “informata operative se shqiptarët me ndihmën e NATO-s do të përpiqen ta marrin Gazivodën".

Në mbledhje, siç njoftohet, do të flitet si të mbrohen interesat e populli serb në Kosovë.

Login to post comments