×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Aksionet e AKU, Panariti: Autoritet Policor apo Kombëtar i Ushqimit?!

Saturday, 04 August 2018 14:08

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti përmes një postimi ka reaguar rreth aksioneve të fundit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ai përmes një reagimi në rrjetet sociale ka deklaruar se ajo çfarë po ndodh duke sikur një kontroll policor pasi “Zëri i Autoritetit” nuk dëgjohet nga konsumatori.

Ai gjithashtu bën thirrjet që të bëhet kujdes kur bllokohet malli pasi ata që falsifikojnë janë më të kujdesshmit për të qenë në rtregull me letra dhe vula.

Për sa kohë sipas tij për mallin që bllokohet nuk kemi një informacion të detajuar se pse është bllokur, dhe analiza serioze që përcaktojnë virusin apo kimikatin e palejuar që mbart produkti, kjo është një propagandë.

Postimi i plotë:

Autoritet Policor apo Kombetar i Ushqimit?!……. Sikur siguria ushqimore te ishte vetëm ceshtje etiketash me date prodhimi e skadence, vulash certifikuese , vlerash nutricionale te stampuara mbi ambalazh, nuk do te kishim fare nevoje as per laboratore, as per institute dhe as shkencetare!! Do te kishim nevoje vetem per polici!…Polici kontrolli te dokumentave ushqimore ! Kontrolli, do te kryhej pak a shume sipas kesaj skeme…. Ndal Policia! Ti shoh pak dokumentat, etiketat, jane te perkthyera, certifikata e origjines, skadenca..?! Ne rregull! Kalo!.. Ose ndal.. Malli bllokohet se i mungon vula tek.. thaset! Por te jeni te sigurt se prodhuesit e prodhimeve ushqimore te skaduara, falsifikuara dhe te ndotura, janë ata qe bejne me shumë kujdes per te qenë ne rregull me letra dhe vula…!! Duke qene formalisht ne rregull ata ta shesin fare kollaj sapunin per djathe!….. Prandaj sa here qe degjoj se Autoriteti bllokoi aksh ton miell, mish, qumesht, cokollata per mungesa ne dokumentat shoqerues te mallit, ne fakt degjoj vetem zerin e Policit, por jo te Autoritetit te Ushqimit… Zeri i Autoritetit, zeri qe do te degjoje konsumatori dhe qe do te ishte garant i shendetit publik duhet te ishte ky: “Bllokohet dhe konfiskohet malli ushqimor, sepse pas analizave shteruese dhe konfirmuese, ai rezultoi i falsikuar me filan substance ne sasine x per y peshe” ! Apo i perlyer me filan bakter, virus, apo kimikat ne mase kaq dhe aq here përtej standartit kombetar dhe te BE – se. Per sa kohe qe kjo nuk ndodh kemi te bejme thjesht me nje “shoë” mediatik dhe propagande fiktive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...