Godet me thikë në qafë 30 vjeçarin brenda lokalit, arrestohet agresori

Saturday, 04 August 2018 21:06

Ka përfunduar në pranga autorit i një plagosjeje të ndodhur në orët e vona të natës së shkuar në fshatin Bllatë të Maqellarës në Dibër.

Policia thotë se ka arrestuar shtetasin Resmi Dida, 41 vjeç banues në këtë fshat, pasi ka tentuar të vrasë brenda një lokali duke e goditur me thikë në pjesën e qafës shtetasin E.K, 30 vjeç, banues në Bllatë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

"Shtetasi R. Dida, pas ngjarjes është larguar duke përfituar nga errësira, ku falë një pune të mirëorganizuar rreth orës 19.00, të datës së sotme ( 04.08.2018), u arrit të kapet dhe arrestohet pranë fshatit Luzni, Dibër. Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta", sqaron policia lokale.

Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...