Shqiptarët ‘mbretërit’ e kokainës, policia holandeze: Kemi frikë se...

Diel, 05 August 2018 13:58

 “Gjithnjë e më shumë po futet në duart e kriminelëve shqiptarë, në vend të atyre marokenë apo holandezëve”, kështu e kanë nisur artikullin e tyre disa media holandeze, të cilat janë fokusuar tek ndryshimi që po pëson tregu i drogës holandeze nga shqiptarët.

Sipas mediave kriminelët holandez dhe maroken janë zmbrapsur, pasi trafikantët shqiptarë janë shumë të ‘zotët ‘ në këtë punë. “Marokenët aktualisht po luftojnë për të bërë transporte të mëdha, ndërsa shqiptarët janë partnerë të besueshëm të biznesit. Ata marrin përsipër transportin.

Udhëheqësit e drogës në Amerikën e Jugut tani shmangin kontaktet me mafian marocene  dhe në vend të kësaj lidhen me shqiptarët. “Ata nuk e kufizojnë veten në tregtinë e grupeve të barnave me disa kilogramë, por mbledhin shumë qindra kilogramë nëpërmjet portit të Roterdami” shkruan gazeta WNI.

Sipas medias, policia ka frikë nga një konfrontim i dhunshëm midis kriminelëve atje dhe shqiptarëve që lëvizin lirishëm nëpër Evropë.

“Kemi frikë nga një përplasje. Deri tani, shqiptarët po shmangin përdorimin e dhunës sa më shumë të jetë e mundur jashtë atdheut të tyre, por ne e dimë se ata nuk shmangen atëherë kur duhet”, thuhet në shkrim.

Ata thuhet se mashtrojnë duke përdorur pasaporta false, ndryshojnë emrat ose qëndrojnë për pak kohë në Holandë.

“Ata qëndrojnë në Gjermani, bëjnë biznes në Belgjikë dhe marrin drogë nëpërmjet Roterdamit”, thotë një agjent. “Me kohën që i kemi ata në foto, tashmë janë zhdukur. Ata e dinë saktësisht se si punon policia dhe përdorin dobësitë tona”, ka përfunduar ai. /Faxweb/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...