Sarandë, hidhet nga trampolina, turisti polak bie me kokë në gurë

Diel, 05 August 2018 14:42

Roja bregdetare në Sarandë ka shpëtuar nga mbytja një turist polak. Turisti i identifikuar si Kamil Thiotheli është hedhur nga trampolina, por rënia ka qenë fatale pasi ka goditur gurët në det me kokë.

Nga goditja 45-vjeçari pësoi çarje të madhe në kokë dhe humbi ndjenjat. Menjëherë i ka ardhur në ndihmë roja bregdetare që arriti ta nxjerrë në breg dhe më pas i nxorri gjuhën.

Turisti është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjeksore.

Login to post comments