Gjirokastër, urdhri i mbrojtjes nuk e ndalon 31 vjeçarin ta dhunojë gruan

Diel, 05 August 2018 15:02

Një tjetër rast dhune në familje është shënuar në Gjirokastër. Siç raporton policia 31 vjeçari me iniciale L.D është proçeduar penalisht, pas denoncimit të bashkëshortës së tij 28 vjeçares me iniciale M.D.

Gruaja e tij e pajisur me urdhër mbrojtje është shprehur në polici se bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj, duke shkelur edhe Vendimin e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Login to post comments