Itali, nëna shqiptare e dy fëmijëve vdes pas dy operacionesh

Diel, 05 August 2018 16:08

Një nënë e re shqiptare ka humbur jetën në Itali, pasi iu nënshtrua dy operacioneve në spitalin e Vaio (Fidenza) dhe një në spitalin Maggiore në Parma.

Floriana Skendaj, 29 vjeçe, e lindur në Shqipëri, nënë e dy fëmijëve të vegjël, Michael dhe Bryan, jetonin në zonën e Parmës për rreth 20 vjet.

Burri, Adriano Ricchitelli, ka paraqitur një ankesë në Prokurorinë e Parmës për rastin, e cila ka nisur hetimet. Floriana kishte hyrë në spital në Vaio (Fidenza) më 29 qershor për një inflamacion të pjesës së legenit. Pas dy operacioneve, ishte transferuar në Maggiore për një operacion të tretë. Vdekja ndodhi të martën e kaluar, shkruan "La Republica".

Karabinierët kanë konfiskuar të dhënat mjekësore të të dy spitaleve.

E lindur në Vlorë, Floriana kishte shkuar në Collecchio si një fëmijë me familjen e saj.

Vitin e kaluar, ishte regjistruar në Shkencat e Komunikimit në Reggio Emilia.

Login to post comments