Bëhuni gati! Nga shtatori Rama merr këtë vendim për nxënësit

Diel, 05 August 2018 19:53

Duke filluar nga viti i ri shkollor, studentët dhe mësuesit shqiptarë nuk do të lejohen të mbajnë telefonat celularë gjatë orës së mësimit. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla, nënshkroi një vendim të prerë këtë të premte, duke ndaluar rreptësishtë përdorimin e telefonave celularë gjatë procesit të mësimit, si nga nxënësit ashtu dhe mësuesit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe pritet të zbatohet që nga 17 shtatori. Sipas rregullave të reja, celularët do të ndalohen vetëm gjatë orëve mësimore por jo gjatë festave apo aktiviteteve të tjera.

Nëpërmjet nënshkrimit të këtij vendimi, Shqipëria u bë vendi i dytë pas Francës që ndaloi përdorimin e telefonave celularë në ambientet shkollore. Një hap i tillë u ndërmor fillimisht nga qeveria e Presidentit Emmanuel Macron, si një strategji kyçe për të ulur varësinë e brezit të ri nga internet dhe pajisjet inteligjente.

Pak pasi qeveria franceze paralajmëroi ndalimin e celularëve, në maj të këij viti, Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet, ndaloi përdorimin e telefonave për një javë rrjesht.

Disa dollape të instaluara në ambientet e gjimnazit shërbyen si kasaforta ku u vendosën celularët e gjithë nxënësve deri në përfundimin e orarit mësimor. Në faqen gjimnazit në Facebook, thuhej se dollapet ishin instaluar me mbështetjen e plotë të prindërve.

Qëllimi është i qartë: Mbarëvajtja e procesit mësimor dhe vëmendja e shtuar e nxënësit në shpjegimin e mësimit, edhe pse mbetet për t’u parë se sa efektive do të jetë kjo nismë në edukimin e gati 1000 gjimnazistëve që ndjekin studimet pranë këtij gjimnazi.

Shkollat lejojnë që nxënësit të mbajnë telefonat celularë në çanta, në rast se prindërit kanë nevojë të komunikojnë me fëmijët e tyre. Zakonsht ata përdorin pushimin e madh për të lundruar në internet, por vetëm disa prej tyre futin telefonat në çantë dhe mundohen të ndjekin mësimin kur hyjnë në klasë.

Një pjesë e konsiderueshme e nxënësve shqiptarë përdorin telefonin si makinë llogaritëse, ose për t’u bërë fotografi detyrave të shtëpisë. Të tjerë regjistrojnë orën e mësimit, ose mundohen të gjejnë online përgjigjet e deyrave të klasës.  Tanimë ka ardhur koha që ata duhet të jenë të rrethuar mesues që t’i ndihmojnë të jetojnë me përgjegjësi. Telefoni dhe rrjetet sociale nuk janë gjithçka.

Modifikuar më Diel, 05 August 2018 20:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...