Shqiptarët 47 mijë minuta në ditë pritje në aeroporte; Shtohen vonesat në fluturime në korrik

Hënë, 06 August 2018 07:00

Krahas biletave të shtrenjta, shqiptarët përballen me vonesa të tejzgjatura në aeroporte. Pritjet në Rinas, ose në aeroporte të tjera të Europës me destinacion Shqipërinë kanë arritur rekord në pjesën e parë të vitit, duke kulmuar në korrik. Nuk kanë qenë të pakta as anulimet e fluturimeve, duke prishur planet e udhëtimeve apo pushimeve të dhjetëra pasagjerëve.

Autoriteti i Aviacioniit Civil bëri të ditur se nga të dhënat zyrtare të Eurocontrol, rezulton se numri i vonesave në pjesën e parë të 2018 është dyfishuar, me një shifër që shkon në 47,000 minuta në ditë, 133% më shumë se në 2017. Shumica e këtyre vonesave kanë si shkak kryesor, mungesën e kapaciteteve njerëzore të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve, grevave apo kushteve të motit. Por edhe rritja e madhe kërkesës nga pasagjerët në periudha të caktuara. Në muajin Korrik kulmi i vonesave shkoi në 337 minuta më e gjata, dhe 20 minuta më e ulëta në ditë.
Nga të dhënat që Autoriteti ka, rezulton se kompania më problematike në këtë muaj është “Blue Panorama”, me itinerare qytete të ndryshme të Italisë. Kompania “Blue Panorama”, numëron 26 vonesa mbi 2 orë duke afektuar një numër të madh pasagjerësh. Kompania interesit të vazhdueshëm të Autoritetit, i është përgjigjur se ka probleme operacionale. Ndërsa vihet re një përmirësim i dukshëm i performancës nga disa kompani të tjera, që në muajt e mëparshëm kishin regjistruar probleme me vonesa apo anulime të fluturimit
Mund të ankoheni dhe të merrni kompensim
Si rrjedhojë e plotësimit të numrit të madh të formularëve nga pasagjerët është rritur numri i kompensimeve gjatë muajit Korrik 2018, nga 140 që ishte në muajin e kaluar shifrat shkojnë në 160, duke u rritur me 20 pasagjerë që do të marrin rreth 250 euro kompensim për vonesat mbi 3 orë të kompanive ajrore. Shifra pritet të rritet akoma edhe më shumë në muajt në vijim, kjo e lidhur me numrin e madh të formularëve të ankimimit, që janë plotësuar nga qytetarët, për shkak të vonesave të shënuara në muajin Korrik. Proçedurat e kompensimit variojnë deri në 6 javë, dhe nëse kompania nuk i jep qytetarit përgjigjen e duhur. Atëherë çështja ndiqet nga ekspertët e AAC-së, me kërkesë të vetë pasagjerit.
Pavarësisht vonesave, Blue Panorama kryeson tregun
Referuar të dhënave të paraqitura në grafikun e muajit Qershor, kompania ajrore “Blue Panorama” është mbizotëruese në treg duke mbuluar fluksin më të madh të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Qershor 2018, me 18% të totalit. Ndjekur nga “Albawings” me 12% të totalit, “Ernest s.p.a” me 10% të totalit dhe Alitalia me 9% të totalit mujor.
Nisur nga këto të dhëna, Autoriteti thekson se Italia vazhdon të zotërojë përqindjen më të madhe të tregut të transportit ajror për muajin Qershor 2018, duke zënë 49% të totalit, ndjekur nga Turqia me 9%. Nëse referuar shifrave do të analizonim ecurinë e tregut të transportit ajror në vendin tonë për muajin Qershor 2016-2017-2018, vëmë re se kemi një rritje të numrit të pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet ajrit, vit pas viti.
Nisur nga të dhënat mbi operatorët ajrorë, përsa i përket rritjes/rënies së fluksit të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Qershor 2016-2017-2018, vëmë re se numri i pasagjerëve që kanë fluturuar me kompaninë Wizz Air në muajin Qershor 2018 ka shënuar një rritje prej 281.00% e krahasuar me Majin e 2017, sikurse edhe kompania Albawings, e cila ka nje rritje prej 84.75% nga Qershori i vitit 2017- Qershor 2018. Kompania ajrore “Transavia” ka humbur treg, duke shënuar një rënie në numrin e pasagjerëve që kanë zgjedhur të udhëtojnë me të në muajin Qershor 2018 me rreth -44% krahasuar me Qershorin e 2017.
Shtimi i turistëve të huaj rrit fluturimet me charter
Autoriteti ka dhënë informacion edhe për fluturimet me charter. Në Qershor të 2018 shifra shkon në 44.392 pasagjerë më shumë, krahasimisht me vitin 2017, ka pasur rritje nga viti 2016 në vitin 2017 duke  shënuar një rritje të fluksit. Sipas të dhënave në tabelën më poshtë vemë re se numri i pasagjerëve që fluturojnë me charter ka pësuar një rritje nga viti në vit ndaj totalit të pasagjerëve. Por në vitin 2018 është më e dukshme rritja pasi ato përbëjnë 16.42% ndaj totalit, ndërkohë që në 2017 ka qënë 9.30% dhe në 2016, 9.28% dhe këtu nuk përfshihen muajt e pikut që janë Korriku dhe Gushti, ku pritet një rritje e konsiderueshme. Për sa i përket numrit të pasagjerëve të fluturimeve charter  për muajin Maj 2018 ka patur trefishim të fluturimeve, që në përqindje shkon në 204.92%, kjo si rredhojë e numrit të lartë të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.

Modifikuar më Hënë, 06 August 2018 07:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...