“The Guardian”: Babai i Dua Lipës organizon festival në Kosovën paqedashëse

Hënë, 06 August 2018 08:57

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” ia ka kushtuar një shkrim Dukagjin Lipës, këngëtarit kosovar dhe babait të këngëtares me famë botërore Dua Lipës shkruan sot gazeta "Zëri".

Shkrimi si pikënisje ka festivalin e muzikës “Sunny Hill”, i cili do të mbahet në Prishtinë më datat 10, 11 dhe 12 gusht, e pastaj zgjerohet në suksesin e Dua Lipës, me lidhjen e familjes Lipa me të dyja nacionalitetet britanike dhe shqiptare, talentet të cilat kanë dalë nga Kosova duke shkuar deri te historia dhe te gjendja politike në vend.
“The Guardian” tregon se Dukagjin Lipa për një kohë të gjatë ka dashur të organizojë një “festival të vërtetë” të muzikës në vendlindjen e tij, në Kosovë, për ta vendosur atë në hartën kulturore dhe për të vërtetuar se shteti më i ri i Evropës mund të definohet nga më shumë se konflikti dhe skandali.  Kjo gjë u bë shumë më e lehtë kur vajza e tij Dua Lipa fitoi famë të madhe me hitin e saj “New Rules”, që qëndroi për shumë kohë në krye të top-listave muzikore.
“The Guardian” thotë se këtë javë këngëtarja do të jetë në krye te festivalit në Prishtinë, i cili, shpreson familja, do të rrisë imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe krenarinë e saj kombëtare.
“Kosova është një shtet i ri, ë cila ka shpallur pavarësinë vetëm 10 vjet më parë dhe ende përballet me sfida të mëdha për t’u njohur si shtet. Por pavarësisht kësaj dhe popullsisë vetëm dymilionëshe, Kosova ka prodhuar talente të mëdha, duke përfshirë edhe Rita Orën e Era Isrefin që së fundmi këndoi përkrah aktorit Will Smith në kupën e Botës kujton”, “The Guardian”.
Po ashtu kjo gazetë tregon që Dua Lipa flet rrjedhshëm gjuhën shqipe edhe atë angleze, duke u treguar gjithmonë krenare me prejardhjen e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...