Harta/ Cila është temperatura më e lartë që ka shënuar termometri në Shqipëri

Hënë, 06 August 2018 10:28

I nxehti ka pushtuar pjesën më të madhe të globit. Edhe në Shqipëri, ku vera u duk sikur nisi e freskët dhe me reshje shiu, termometri ka kapur vlera të larta.
Në një hartë që ka publikuar portali  Jakub Marian Maps, temperatura më e lartë e regjistruar është 43.9 gradë celsius. Krahasuar me rajonin Shqipëria dhe Kosova kanë rekordin më të ulët. Temperatura më e lartë në gadishullin ballkanik është shënuar në Athinë, Greqi.   Pas Greqisë, Serbia ka shënuar e dyta në rajon temperatura të larta, ku sipas hartës vlera maksimale është 44.9 gradë celsius. Më pas, për rekord më të lartë renditet Bosnje dhe Hercegovina, ku temperatura më e lartë ka qenë 46.2 gradë celsius, Maqedonia me një temperaturë 45.7 gradë celsius, Mali i Zi ka shënuar një temperaturë 44.8 gradë. Ndërsa Kosova regjistron temperaturën e lartë më të ulët në të gjithë rajonin.
Temperaturat më të larta në botë
Temperatura më e lartë e regjistruar zyrtarisht në botë është 56.7 ° C (134.1 ° F), e cila ndodhi më 10 korrik 1913 në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu edhe  kontinentet e tjerë kanë disa vende me të vërtetë të nxehtë: si Tunizia në Afrikë, ku është shënuar temperatura 55.0 ° C, disa vende aziatike si  Izraeli, Irani, Iraku, Kuvajti, Pakistani ku temperaturat më të larta të shënuara janë 53-54 ° C, në Oqeani temperaturat më të larta të regjistruara janë 50.7 ° C, ndërsa në Amerikën e Jugut, temperatura më e lartë është shënuar në Argjentinë, 48.9 ° C.
Në krahasim me vendet e tjera klima në Europë është shumë më e butë. Temperatura më e lartë në Europë është shënuar në Athinë, Greqi më 10 korrik 1977, ku termometri tregoi 48.0 ° C. Harta më poshtë tregon temperaturat më të larta të regjistruara zyrtarisht në vendet evropiane .

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...